“Palestër që stërviste shpirtin në mungesë të kishës”/ Rama zbulon detajin nga jeta e kryepeshkopin Joan

Shqipëria

“Palestër që stërviste shpirtin në mungesë të kishës”/ Rama zbulon detajin nga jeta e kryepeshkopin Joan

Më: 5 prill 2025 Në ora: 09:01
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi ishte sot i ftuar në episodi 13 sezoni 4 i podcastit “Flasim”.

Rama ka zbuluar një detaj nga jeta e Kryepeshkopit, i cili përpara se të bëhej prift ka shërbyer në Psikiatri si infermier.

Fortlumturia e tij Joan u shpreh se arsyeja se përse zgjodhi të shërbente atje ishte pikërisht frymëzimi që mori nga Ungjilli.

Pjesë nga diskutimi:

Edi Rama: Kur ecejakeshim ju punonit infermier në spitalin psikiatrik. E kujtoj shumë mirë thoshin se gjëja më e mirë që bën njeriu është të japë. Mirëpo tek dhënia ka një moment egoizmi në sensin e vetëkënaqësisë që po jep, pra jep por merr në këmbim sensin e lumturisë. Por më thonit kur jep dhe marrësi nuk e di fare se kush je është ndryshe. Psikiatria ishte palestra në mungesë të kishës, ku ju stërvitnit shpirtin

Joan Palushi: Në fakt kjo ishte edhe arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshura e madhe për këta njerëz.
Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë.
Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Këta njerëz duhet të ndihmohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat