Reshje dëbore në Pogradec, nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor

Shqipëria

Reshje dëbore në Pogradec, nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor

Më: 6 prill 2025 Në ora: 19:36
Reshje dëbore në Pogradec

Këtë të diel, në qytetin e Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Duket se “plakat e prillit” kanë sjellë një rikthim të shkurtër të dimrit në rajonin juglindor të vendit.

Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin rrugor.

Nuk dihet ende nëse ky episod i papritur i dimrit do të ketë ndikim në bujqësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat