Çfarë humbasim nga mos anëtarësimi në BE? Rama: 1 miliard euro fonde në vit

Shqipëria

Çfarë humbasim nga mos anëtarësimi në BE? Rama: 1 miliard euro fonde në vit

Më: 8 prill 2025 Në ora: 09:26
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se nga mos anëtarësimi në BE, Shqipëria humbet të pakëtn 1 miliard euro fonde në vit.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se me hyrjen në BE, vendi përfiton në shumë sektorë.

“Ne humbasim 1 miliard euro në vit. Këto vite, nga BE kemi marrë diçka më shumë se 1 miliard. Që ne të humbasim më shumë se 1 miliard euro në vit nga anëtarësimi, ky do të ishte një fatalitet i madh.

Nëse ne hyjmë në BE dhe marrim këtë përfitim, atëherë shumëçka këtu që ka nevojë të bëhet më shpejt, bëhet më shpejt. Fitojmë një buxhet ekstra”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat