Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha vijon turin e diasporës, të dielën në Itali, takim me shqiptarët në Brescia

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha vijon turin e diasporës, të dielën në Itali, takim me shqiptarët në Brescia

Më: 11 prill 2025 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se turi i diasporës do të vijojë në Itali.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ditën e dielë do të mbahet një takim në orën 16:00 me shqiptarët në Brescia.

Të dashur miq, më 13 prill, ora 16:00 zhvillojmë takimin e radhës me diasporën në Brescia të Italisë! Të gjithë bashkë t’i bashkohemi “Shqipërisë Madhështore”, Teatro Clerici , Via San Zeno 168”, shkruan Berisha.

Më parë, gazetari Osman Stafa raportoi se pjesë e takimit do të jetë edhe këshilltari i fushatës së PD Chris LaCivita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat