​Aplikimi për vizë, ambasada amerikane del me njoftim për shtetasit shqiptarë

Shqipëria

​Aplikimi për vizë, ambasada amerikane del me njoftim për shtetasit shqiptarë

Më: 12 prill 2025 Në ora: 15:10
Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lëshuar një njoftim sa i përket vizave për të udhëtuar drejt shtetit amerikan.

Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale qytetarët udhëzohen që të mos mbështeten në agjenci për të siguruar viza, pasi kjo mund të ndikojë në refuzim.

Burimi i vetëm zyrtar për të siguruar vizë është vetë ambasada, ku mund të mbrohen të dhënat dhe të kursehen më shumë para, transmeton tch, përcjell KosovaPress.

“Mos u mbështetni te një agjenci për të plotësuar saktë aplikimin tuaj. Gabimet mund të çojnë në refuzim të aplikimit tuaj dhe dhënia e informacionit të rremë mund të parandalojë udhëtimin tuaj në të ardhmen. Mbroni veten dhe të dhënat tuaja ndërsa kurseni para, shmangni agjentin e vizave dhe aplikoni vetë online për një vizë amerikane. Mos harroni, Ambasada e SHBA në Tiranë është i vetmi burim zyrtar i informacionit për vizat e SHBA në Shqipëri dhe ne e ofrojmë këtë falas”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat