Fatmir Hoxha është mësuesi i cili ngacmoi dy nxënëse në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe në Prrenjas.
Sipas korrespodentes së Top Channel, Bruna Kërçyku ai është ndaluar në Rinas pasi ka tentuar të arratiset.
Ngjarjen e ka denoncuar drejtori i shkollës pasi një koleg tjetër ka parë mësuesin të kryejë veprimet të papërshtatshme me fëmijët me fjalë dhe prekje.
Në polici prindërit e fëmijës kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ngjarjen. Dy vajzat që u ngacmuan nga mësuesi janë nxënëse të klasës së nëntë.