Bulqizë/ Shembet masivi i gurëve brenda galerisë, humb jetën 48-vjeçari

Shqipëria

Bulqizë/ Shembet masivi i gurëve brenda galerisë, humb jetën 48-vjeçari

Më: 19 prill 2025 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

 Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Bulqizë.

Rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës,  dyshohet se është shembur një masiv gurësh.

Si pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën një 48 vjeçar banues në Krastë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat