Ekonomia është në qendër të takimeve të Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
Nga Korça ku pa nga afër gjendjen dramatike ekonomike të qytetarëve. Z Noka takoi tregtarët si edhe konsumatorët të cilët kishin prekur tashmë fundin e mbijetesës.
Bashkë me drejtuesin politik të Korçës Ivi Kaso, kandidatë dhe drejtuesit e këtij qarku, Noka vuri theksin te programi ekonomik i PD, i cili me votën e shqiptarëve do të ringjallë tregjet, rrisë konsumin, rrisë prodhimet dhe mbajtur në këmbë produktet e fermerëve.
‘Ja ku jemi tek tregu i fruta – perimeve në Korçë. Tregu i gjithi ngjan me një shkretëtirë. Tregtarët kanë mbledhur në arkat e tyre vetëm qindarka. Tregtarët që ankohen se fuqia blerëse në Korçë ka shkuar në minimumin e saj historik për shkak të shpopullimit. Kanë mbetur vetëm pensionistët të cilët nuk as fuqi blerëse.
Sistemi fiskal i aplikuar nga Rilindja ka rrënuar fermerin. Çmimet që biznesi shet fruta perimet nuk janë konkurruese me çmimet që sjell importi. Ballkani i hapur si politikë ekonomike e Edi Ramës, e ka varrosur biznesin vendas, ka varrosur fermerët shqiptarë.
Pas 11 majit, shqiptarët me qeverinë e Partisë Demokratike do të kenë politika lehtësuese. Do të vendoset taksë e sheshtë 10% e barabartë me të gjithë. 10% taksa e sheshtë për pagën, 10% për çdo të ardhur mbi pagat.
Biznesi i vogël mbi 180 milionë lek të ardhura do të ketë zero taksime. Profesionet e lira do të kenë ZERO TAKSIME. Do të krijohet prodhimi ‘Made in Albania’, për të konkuruar jo thjesht me tregun rajonal por me tregun ndërkombëtar.
Ky është vizioni i Partisë Demokratike. Ky është një premtim për qeverisjen e Partisë Demokratike, pas 11 majit. Të gjithë fermerët siç e patë, na dhanë fjalën. Do të votojnë 1-shin. Edhe tregtarët po ashtu, premtojnë që do të votojnë 1-shin, si zgjidhje për ta, për ekonominë e tyre, për familjet e tyre, për Korçën dhe të gjithë Shqipërinë.
1 shat!’, tha Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka në Korçë.