Vizitorët nga ajri, çelin sezonin turistik në aeroportin e Gjirokastrës

Shqipëria

Vizitorët nga ajri, çelin sezonin turistik në aeroportin e Gjirokastrës

Më: 20 prill 2025 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Një grup turistësh të cilët fluturuan me aeroplan nga Italia çelën sezonin e ri turistik në aeroportin turistiko-sportiv të Gjirokastrës.

Grupi i përbërë nga pesë persona fluturuan direkt nga aeroporti i Barit në drejtim të Gjirokastrës  duke qenë vizitorët e parë nga ajri për këtë sezon turistik në qytetin e gurtë. Pjesë e këtij grupi ishin sipërmarrës dhe ekspertë të turizmit të interesuar për tu njohur me qytetin dhe vendosur ura bashkëpunimi në sektorin turistik.

 “Për mua është hera e parë që ndodhem në Gjirokastër, fluturimi shkoi shumë mirë,  është hera e parë që fluturoj me një aeroplan të tilla dhe gjithçka ishte e mrekullueshme, shpresoj  që me sa pamë nga ajri Gjirokastra duket e veçantë, dëshiroj që vizita jonë të përfundoj me urimin për tu rikthyer sërish këtu”.

 “Mendoj se qëndrimi në Gjirokastër është mjaft i këndshëm, një turist mund të vizitojë kështjellën e mrekullueshme, kulinaria tradicionale është fantastike, janë të gjitha mundësitë  për ta bërë Gjirokastrën një stacion turistik shumë interesant për gjithë vizitorët”.

Prej fillimit të vitit qyteti i gurtë dhe rrethinat kanë mirëpritur rreth 30 mijë turistë kryesisht të huaj, të cilët preferojnë të njihen me historinë, traditat dhe vlerat natyrore të zonës së Gjirokastrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat