Shqipëria e shpalli të shtunën ditë zie/ Rama: Papa Françesku, një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Shqipëria

Shqipëria e shpalli të shtunën ditë zie/ Rama: Papa Françesku, një mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë

Më: 26 prill 2025 Në ora: 08:16
Papa Françesku

Shqipëria e ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare.

Kjo në nderim të Papa Françeskut i cili përcillet sot në banesën e fundit në Romë.

Në një postim në facebook, kryeministri Rama shkruan se ai ishte jo vetëm një Papë i jashtëzakonshëm, po edhe një mik i jashtëzakonshëm të Shqipërisë

“Mirmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat