Zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja tha se Papa Françesku la pas një trashëgimi jo të vogël.
Në një intervistë për ABC News, Pashkja u shpreh se Françesku shprehu afërsi me vende të vogla dhe shtoi se Papa nuk kishte dallim besimi te njerëzit
“Janë momente të ndjeshme, emocionuese, shikohet fundi i një rrugëtimi 12-vjeçar të Papa Françeskut. Lë pas një trashëgimi jo të vogël. Janë 68 udhëtime që Papa Françesku i ndërmorri. Shprehur afërsi të jashtëzakonshme me vendet e vogla, duke hyrë brenda jetës njerëzore, pa dallim besimi. Papa Françesku solli njerëzinë e vet.
Ishte personi që pati dëshirë të paraqiste dhe të jetonte personin e tij. Deri në këto momente, kemi asistuar në fillimin normal të meshës katolike. Ai që udhëheq meshën, është dekani i Kolegjit të Kardinalëve. Po shkojmë në leximin e ungjillit, pastaj bëhet predikimi i kardinalit. Për Kishën Katolike, ne sonte kremtojmë festën e zojës së mirë”, theksoi ai.