Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ministrin Arbjan Mazniku! Ja për çfarë u thirr nga organi i akuzës

Shqipëria

Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ministrin Arbjan Mazniku! Ja për çfarë u thirr nga organi i akuzës

Më: 28 prill 2025 Në ora: 12:27
Arbjan Mazniku

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ministrin e të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ministri Mazniku u mor në pyetje rreth 3 javë më parë nga prokurori i çështjes.

Marrja në pyetje e ministrit është bërë në kuadër të një hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Arbjan Mazniku është kallëzuar nga ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat