''Në 35 vite ka pasur përdorime të administratës për politikë'', Ramaj: Shumica e atyre që ka konstatuar PPE qëndrojnë

Shqipëria

''Në 35 vite ka pasur përdorime të administratës për politikë'', Ramaj: Shumica e atyre që ka konstatuar PPE qëndrojnë

Më: 1 maj 2025 Në ora: 00:36
Redi Ramaj

Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në 35 vite ka pasur përdorime të administratës për politikë.

Ramaj: Në 35 vite ka pasur përdorime të administratës për politike dhe sa vjen e theksohet.

Dhe çdo raport i OSBE ODIHR e ka pasur këtë përdorimi i aseteve publike dhe përdorimin e administratës në fushata zgjedhore.

Marrja e fëmijëve nga shkolla në këto raste nuk është e ndershme.

Mund të ketë ndodhur edhe në qeverisjen e Berishës por këto janë gjëra që duhet të shmangen në mënyrë urgjente.

Çështja është që a qëndrojnë apo jo ato çfarë ka konstatuar Partitë Popullore Evropiane?

Unë mendoj se në shumicën që janë përmendur aty mbase edhe të gjitha qëndrojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat