“7 herë 7 sot u bë 6 milionë”/ Rama në Gjirokastër: Këneta loboi në SHBA për të mbrojtur Shqipërinë nga unë dhe ju…

Shqipëria

“7 herë 7 sot u bë 6 milionë”/ Rama në Gjirokastër: Këneta loboi në SHBA për të mbrojtur Shqipërinë nga unë dhe ju…

Më: 3 maj 2025 Në ora: 10:01
Edi Rama

Nga Gjirokastra, ku ka mbajtur një takim elektoral, kryesocialisti Edi Rama ironizoi rivalin e tij politik, kreun e PD, që sipas tij shpenzoi 6 mln dollarë për lobim në SHBA.

Duke ripërsëritur batutën “7 herë 7 42”, Rama tha se sot aritmetika po bëhet e interpretueshme, dhe 7 herë 7 sot është 6 mln.

“7 herë 7 42 habiteshim por nuk kishim parë gjë akoma se u bë 6 mln tani me kontratat e patriotëve, 3 patriotë nga e njëjta familje në Tropojë u lindi në zemër të shpenzojnë 6 mln dhe të mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe ju dhe të lobojnë në Amerikë se sa e bukur është këneta.

Është e habitshme sesi pastaj, shihja në raportet që më vijnë, se në kënetë thuhet se ca është 6 mln. Kjo nuk është asgjë me ca ka bërë Edi Rama në qeveri, narkoregjimi. Domethënë është fundi ky”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat