Rama në Devoll sulmon Nallbatin: Si mund të shkosh nga një poet te një turp vendor në Parlament?!

Shqipëria

Rama në Devoll sulmon Nallbatin: Si mund të shkosh nga një poet te një turp vendor në Parlament?!

Më: 5 maj 2025 Në ora: 12:04
Edi Rama

Rama rikujtoi se zona e Devollit dekada më parë është përfaqësuar në Parlament nga poeti i shquar Dritëro Agolli, ndërsa e quajti kandidatin demokrat si një “rrugaç”.

“Si mund të votojnë demokratët e Devollit për një rrugaç?

Është një grup rrugacësh. Ju e dini mirë rrugaçin kryesor. Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç?

Si mund të shkosh nga Dritëri Agolli te një turp vendor këtu? Si mund të bëhet kjo punë”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat