Bardhi hedh poshtë akuzat e Ballukut: Nuk ekziston asnjë urdhër për prishjen e procesit zgjedhor!

Shqipëria

Bardhi hedh poshtë akuzat e Ballukut: Nuk ekziston asnjë urdhër për prishjen e procesit zgjedhor!

Më: 10 maj 2025 Në ora: 00:24
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi i ka cilësuar mashtrime akuzat zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila pretendon se PD në Fier ka dhënë urdhër për prishjen e procesit zgjedhor.

Bardhi tha se “nuk ekziston asnjë urdhër, asnjë porosi, asnjë orientim për prishje të procesit zgjedhor në qarkun e Fierit nga Partia Demokratike.”

Sipas tij janë “mashtrimi i Belinda Ballukut përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “hakmarrja për Drejtësi” përfaqëson frikën e pushtetit nga populli.”

Ndër të tjera drejtuesi politik i PD-së në Fier tha se “e diela është dita largimit me votë të së keqes, e përfaqësuar nga korrupsioni, arroganca, krimi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës!”

Reagimi i Bardhit:

Mashtrimi i fundit i Belinda Ballukut

Nuk ekziston asnjë urdhër, asnjë porosi, asnjë orientim për prishje të procesit zgjedhor në qarkun e Fierit nga Partia Demokratike! Mashtrimi i Belinda Ballukut përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” përfaqëson frikën e pushtetit nga populli!

Komisionerët e PD do të jenë garantë të ligjit dhe të vullnetit të qytetarëve!

E diela do të jetë ditë feste! Do të votojmë të qetë nga ora 07.00-19.00 në çdo qendër votimi!

E diela është dita largimit me votë të së keqes, e përfaqësuar nga korrupsioni, arroganca, krimi i Belinda Ballukut dhe Edi Ramës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat