Numërohen 202/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët numërojnë mbi 30 mijë vota
Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 202 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.
Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.
PS numëron 30609 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 22480 vota.
Drejt mandatit të katërt, PS fiton një tjetër bashki
Në bashkinë Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Edhe në këtë bashki fituese është Partia Socialiste me një rezultat të thellë, prej 7021 votash.
Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3643 vota.
Ndërsa forcë e tretë në këtë bashki është Nisma Shqipëria Bëhet me një rezultat prej 741 vota.
Lëvizja Bashkë 86 vota.
Lëvizja Atdheu 6 vota.
Koalicioni Euroatlantik 94 vota.
Partia Socialdemokrate 208 vota.
Për më tepër ne ju ftojmë të informoheni në zgjedhje.tvklan.al për të dhënat rreth pjesëmarrjes së votimit dhe numërimit çdo orë, si dhe krahasimeve me zgjedhjet e mëparshme parlamentare.
Përditësimi i fundit/ Rezultatet deri në orën 15:00, ja si ndahen mandatet deri tani
Teksa rezultatet që vijnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndryshojnë nga minuta në minutë ju sjellim rezultatet në të gjitha qarqet e vendit deri në orën 15:00.
Koalicioni PD-ASHM kryeson vetëm në Shkodër dhe në Kukës.
Në të gjitha qarqet e tjera të vendit kryeson PS.
Berat
PS 5 mandate
PD-ASHM 2 mandate
Dibra
PS 3 mandate
PD-ASHM 2 mandate
Durresi
PS 8 Mandate
PD-ASHM 6 mandate
Elbasani
PS 10 mandate
PD-ASHM 4 mandate
Fieri
PS 12 Mandate
PD-ASHM 4 mandate
Gjirokaster
PS 3 mandate
PD-ASHM 1 mandat
Korça
PS 6 mandate
PD-ASHM 4 mandate
Kukësi
PD-ASHM 2 mandate
PS 1 mandat
Lezhë
PS 4 mandate
PD-ASHM 3 mandate
Shkodër
PD-ASHM 5 mandate
PS 4 mandate
PSD 2 mandate
Tiranë
PS 19 mandate
PD-ASHM 13 mandate
Mundesia 2 mandate
PSD 1 mandat
Nisma-SHB 1 mandat
Levizja Bashke 1 mandat
Vlorë
PS 8 mandate
PD-ASHM 4 mandate
Berisha: Vetëm Zoti e ndalë PD-në për ta mbrojtur votën e lirë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PD-së, Sali Berisha ka thënë se kriteret e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri janë shkelur në mënyrën më të pamëshirshme.
Kështu tha Berisha në një konferencë të mediave të mbajtur sot në selinë e PD-së.
Ai, u bëri sërish thirrje demokratëve që e kanë për detyrë të numërojnë çdo votë.
“Ka kritere për zgjedhjet, janë shkelur në mënyrën më të pamëshirshme. Në këto kushte nuk ka njeri që mund të vë dyshim këto që themi ne, por unë sot jam këtu për të kërkuar nga strukturat e Partisë Demokratike, që është në detyrimin tonë të numërohet çdo votë”, u shpreh Berisha.
I pyetur nga gazetarët se nëse ndërkombëtarët do të pranojnë këto zgjedhje, a do t’i pranonte edhe Partia Demokratike, Berisha tha se vetëm Zoti mund ta ndalojë PD-në pa bërë gjithçka që ta mbrojë votën e lirë.
“Vetëm Ai që është sipër mund të ndalojë Partinë Demokratike pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Forcë në botë nuk do të ketë që do t’i pengojë shqiptarët të votojnë të lirë”, u shpreh Berisha.
Përfundon numërimi në Cërrik, Partia Socialiste fiton me diferencë të thellë ndaj PD
Në Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit, ku Partia Socialiste ka arritur të fitojë bindshëm.
PS ka grumbulluar 7021 vota, ku diferenca është e madhe kundrejt kundërshtarëve.
Pas saj vjen PD me 3433 vota, me më shumë se 3500 vota diferencë.
Forcë e tretë në bashkinë e Cërrikut është konfirmuar Nisma Shqipëria Bëhet me 724.
Numërohen 44.15% e kutive të votimit në vend
Deri në orën 14:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2307 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike nga 51 mandate që kishte, tashmë ka 50.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.
Numërimi elektronik, PD zbret në 13 mandate në Tiranë! Kalon listën e hapur vetëm Ilir Alimehmeti! Ja diferenca me Tabakun, Metën dhe Murrizin
Partia Demokratike dhe koalicioni Shqipëria Madhështore në pësuar një tkurrje të numrave në kryeqytet. Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, PD ka humbur dy mandate deputetësh, duke zbritur provizorisht në kuotën e 13 deputetëve në Qarkun e Tiranës.
PD ka konfirmuar në Tiranë nga rezultati elektronik i Vorës dhe Njësisë Nr.10 në Tiranë 12 mandatet e sigurta, dhe një deputet që pritet të vij nga lista e hapur.
Sipas rezultatit paraprak, mandatin e deputetit ka arritur ta sigurojë vetëm Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë në garë.
Alimehmeti ka fituar deri më tani 1115 vota nominale. Ai ndiqet nga Jorida Tabaku me 996, Myslim Murrizi me 761, Asllan Dogjani me 671, Loranca Hoxha me 633 dhe Petrit Gjorgji me 431.
Ajo qe bie në sy është se Ilir Meta nga burgu ka fituar 340 vota, duke qëndruar jashtë parlamentit aktualisht.
LIST E QARKUT TE TIRANES
PD-ASHM – 13
Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Belind Kellici
Tedi Blushi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Klevis Balliu
Besart Xhaferi
Ilir Alimehmeti (1115)
Jashte Parlamentit deri tani
Jorida Tabaku (996)
Myslim Murrizi (761)
Asllan Dogjani (671)
Loranca Hoxha (633)
Petrit Gjorgji (431)
Ilir Metaj (340)
Lili Sula (196)
Adriana Kalaja (195)
Arjan Hoxha (183)
Edit Harxhi (177)
Ilda Zhulali (169)
Albi Jahelezi (163)
Grigels Mucollari (161)
Petrit Doda (151)
Altin Goxhaj (148)
Salvador Kacaj (140)
Mimoza Hajdarmataj (119)
Lisander Hoxha (118)
Elton Rroshi (114)
Shpetim Idrizi (113)
Akil Kraja (103)
Sali Shehu (103)
Xhulia Xhekaj (75)
Mhill Gecaj (71)
Erisa Bajaziti (71)
Kreshnik Collaku (67)
Jonathan Pano (66)
Julia Ilirjani (60)
Pranvera Kurpalaj (51)
Eduart Caca (50)
Arnold Kariqi (33)
Rivelino Cuno (22)
Besim Kuka (18)
Ethem Aga (10)
Rudin Hylviu (7)
Dhurata Cupi Tyli (0)
Numërimi i votave, deklarohet Berisha - ja apeli për strukturat e PD-së
Kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, pas publikimit të rezultateve zgjedhore të 11 majit.
Sali Berisha:Është procesi më serioz, shpreh mirënjohjen dhe falenderim të madh për komisioinerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës.
Së dyti ju bëj thirrje të gjitha strukturave të PD-së, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë pa asnjë, me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.
Sot, këtë kisha qëllim kryesor të paraqitjes para jush në mënyrë një thirrje për demokratët, opozitarët që të tregojnë përkushtimin më të madh në numërimin, vlerësimin e çdo vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë.
Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët.
PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës e çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Të përfundojë numërimi i votës së fundit atëherë PD do të bëjë vlerësimin e saj.
Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë, ja si ndahen mandatet mes PS dhe PD! Partitë e reja sigurojnë ulëse
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 20 mandate deputeti.
E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate.
Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë me 1 mandat dhe Partia Mundësa po 2 mandate.
Numërohen 42.56% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, Shehaj i merr një mandat PD. PSD forcë e tretë politike
Deri në orën 13:30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2225 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 50 mandate.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.