Listat e hapura në Vlorë/ PD asnjë ulëse në Kuvend! PS fut Llajon, Bidon, Gjiknurin e Sinajn! Jashtë mbetet Ina Majko
Ka nisur numërimi për kandidatët e listës së hapur për qarkun e Vlorës, teksa nga 449 kuti në total, janë numëruar deri tani 124 të tilla.
Votimet e 11 majit i kanë siguruara Partisë Socialiste 8 mandate në këtë qark, ndërsa PD ka marrë 4 mandate, duke siguruar futjen në Kuvend të katër deputetëve demokratë në listë të mbyllur.
Në listën e hapur sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri më tani PS ka siguruar katër ulëse në Kuvend për deputetë.
Kështu në Parlamentin e ri do të jenë deputetë nga lista e hapur socialistët Vasil Llajo, Ardit Bido, Damian Gjiknuri dhe Vullnet Sinaj. Nga kjo listë preferenciale mbetet jashtë kandidatja që përfaqëson komunitetin rom, Ina Majko, të cilën kreu i PS Edi Rama ka thënë se do t’i japë një post si ministre në qeverinë e re.
Ndërkohë PD nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse në Kuvendin e ri për kandidatët në listën e hapur, duke lënë jashtë Petraq Gjikurinë, i cili kandidoi për kryetar bashkie në Himarë, dhe humbi përballë Vangjel Tavos.
Numërohen votat edhe në Kavajë, fiton PD me rreth 2899 vota më shumë
Është mbyllur numërimi edhe në Kavajë.
Si rezultat i votimit të 11 majit, Kavaja ka votuar me 2899 vota më shumë Partinë Demokratike.
PS ka grumbulluar 7727 vota, ndërsa PD ka mbledhur 10626 vota.
E treta është renditur PSD më 384 vota.
Numërohet kutia e fundit në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4 - Lapaj në lojë për një mandat
Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri tani 448 kuti votimi nga 449 që janë gjithsej.
Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar.
PS ka siguruar 53083 vota, ndërsa PD ka marrë 24094 vota.
E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët katër mandate.
Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.
Numërohen 92.5% e kutive/ PS kryeson me 82 mandate, PD 51, Mundësia 2
Deri në orën 05:50 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4833 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, pasi një ia mori PD në Lezhë, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka zbritur në 51 mandate, pasi Partia Mundësia e Agron Shehajt i ka marrë një mandat në Tiranë.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.
Deri tani PS prin me mbi 228 mijë vota para.
Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend një deputet të PD, mbetet jashtë Bardh Spahia dhe Edona Bilali nga PS
Qarku i Shkodrës ka nisur tashmë numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.
Deri më tani votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.
Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet.
Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 34 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet demokrati i listës së hapur Ludovik Hasani, duke lënë jashtë ish-kryetarin e bashkisë Shkodër Bardh Spahia.
PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini, i cili në këtë listë në mesin e socialistëve rezulton më i votuari, me 1291 vota deri tani.
PD 1 mandat nga lista e hapur:
1 Lodovik Hasani 1837 vota
Rezultatet përfundimtare në Bashkinë e Gjirokastrës, PS fiton me diferencë të madhe
Ka përfunduar numërimi i votave për Bashkinë e Gjirokastrës, ku Partia Socialiste (PS) ka arritur të sigurojë 9722 vota, ose 58.86% të totalit, duke kryesuar me një diferencë të konsiderueshme ndaj opozitës.
Koalicioni i Partisë Demokratike (PD) dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 5255 vota, ose 31.82%.
Partitë dhe koalicionet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, ku Lëvizja Bashkë (BASHKE) ka marrë 287 vota, që përbën 1.74%, ndërsa Partia Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka siguruar 513 vota, ose 3.11%.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 31 vota, ose 0.19%, ndërsa Lëvizja Atdheu (LA) ka marrë vetëm 7 vota, që përbën 0.04%. Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 46 vota, ose 0.28%, ndërsa Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 170 vota, ose 1.03%. Partia Mundësia (MUNDESIA) ka siguruar 293 vota, ose 1.77%, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 176 vota, ose 1.07%.
PS tejkalon shifrën e 600 mijë votave, ja diferenca me PD kur mbeten për t’u numëruar edhe 900 kuti
Partia Socialiste ka tejkaluar shifrën e 600 mijë votave teksa vijon numërimi në 11 qarqe të vendit. Kukësi është qarku i vetëm ku numërimi ka përfunduar disa orë më parë.
Nga 5226 kuti, aktualisht mbeten për t’u numëruar edhe 900 kuti para se të njihemi me rezultatin përfundimtar, pa përfshirë votat e diasporës.
Zarfet e shqiptarëve jashtë vendit do të marrin më tepër kohë për t’u numëruar deri në fund.
Referuar shifrave zyrtare të KQZ, janë numëruar 4254 kuti të cilat kanë prodhuar një rezultat të thellë në favor të socialistëve. PS ka marrë 604 489 vota, ndërsa PD ka 392 223 vota. Diferenca PS-PD është rreth 210 mijë vota.
Mbyllet numërimi edhe në bashkinë e Vlorës, socialistët nisin festën
Mbyllet numërimi edhe në bashkinë e Vlorës, ndërsa socialistët kanë nisur festën.
Në videon e siguruar nga gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, mbështetësit e PS-së duartrokasin për fitoren.
E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët katër mandate.
Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt.
PS fiton edhe bashkinë e Mallakastrës
Është mbyllur numërimi edhe në Mallakastër.
Këtë bashki e ka fituar Partia Socialiste, që ka mundur të mbledhë 8980 vota.
Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 2255 vota.
Sakaq, Shqipëria Bëhet ka arritur të marrë 287 vota.
Tensione në një KZAZ në Vlorë, efektivët e policisë debat me qytetarët që shqetësojnë numëruesit
Është tensionuar situata në KZAZ 87 në pallatin e Sportit në Vlorës.
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se është njoftuar policia e rendit për largimin e disa personave në shkallet e pallatit të cilët sjellin shqetësime për numëruesit.
Në këtë KZAZ kanë mbetur pak kuti për t’u numëruar.
Kërkesa është bërë nga përfaqësues së KZAZ dhe personat vëzhgues të largon nga shkallët që janë afër numëruesve.