Numërohen 353 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD
Vijon numërimi i votave në qarkun e Korçës.
Deri tani në qarkun Korçë janë numëruar 353 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 47524 vota, ndërsa PD ka siguruar 30332 vota.
Shqipëria Bëhet ka marrë 3720 vota, kurse PSD 1915.
PS ka arritur të sigurojë 6 mandate deri më tani, kurse PD 4.
Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD
Në Gjirokastër janë numëruar 183 kuti nga 198 që janë gjithsej.
Sipas shifrave të raportuara zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka marrë 22693 vota.
Ndërsa koalicioni i djathtë deri tani ka mbledhur 10463 vota.
Sa i përket partive të vogla koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1156 vota.
Deri më tani socialistët sigurojnë 3 mandate, kurse demokratët vetëm 1.
Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të
Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 383 nga 587 kuti votimi që janë gjithsej.
Socialistët kryesojnë në këto kuti me 62759 vota.
Ndërsa Partia Demokratike ka siguruar vetëm 24904 vota.
E përkthyer në mandate, PS-ja merr deri tani 12 mandate, ndërsa demokratët vetëm 4 mandate.
Numërohen 238 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike
Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Beratit.
Nga 275 kuti janë numëruar deri tani 238 kuti.
PS ka marrë 31875 vota, PD 16967 vota, Shqipëria Bëhet 3949 vota.
Deri më tani PS ka siguruar 5 mandate, kurse PD 2.
Numërohen 70% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 82 mandate, PD 52
Me 70.3 për qind të vendvotimeve të numëruara, Partia Socialiste e Shqipërisë, e kryesuar nga Edi Rama, udhëheq garën në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura më 11 maj në Shqipëri.
Koalicioni PD-ASHM, i udhëhequr nga Sali Berisha, radhitet i dyti.
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) me 82 deputetë.
Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 52 deputetë.
Numërohen 67.7% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 83 mandate, PD 51 - Socialistët me 141 mijë vota diferencë
Deri në orën 20: 30 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 3538 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 51 mandate, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Ja kur mund të kemi rezultatin përfundimtar të garës elektorale
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot nga Parku Olimpik i Tiranës se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve pritet të dalë brenda javës.
Në një konferencë për mediat, ai tha se ka besim se procesi do të përmbyllet në kohë, ndonëse ritmi i numërimit, veçanërisht për votat e diasporës, varet edhe nga organizimi i partive politike.
“Besoj se brenda kësaj jave do ta kemi rezultatin. Kam shumë besim se do përfundojmë brenda kësaj jave,” u shpreh Celibashi.
Ai theksoi se, ndonëse kjo nuk është një justifikim, shumëçka varet nga mënyra se si partitë, veçanërisht PS dhe PD, do të menaxhojnë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në numërimin e votave nga jashtë vendit.
Qarku i Lezhës “kokë më kokë”, PS apo PD do të marrë mandatin e katërt?
Në Lezhë janë numëruar 137 qendra votimi nga 245 në total, ku kryeson PS me 15762 vota ose 43.77 %, ndërsa e dyta renditet PD-ASHM me 15745 vota, ose 43.72%
Një garë e ngushtë mes dy forcave kryesore, nga ku do të vendoset se cila nga subjektet kryesore do të marrë mandatin e katërt në këtë qark, pasi partitë e tjera duken të pamundura për të marrë mandat në këtë qark.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) renditet i treti me 6% të votave (2241 vota).
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1020 vota – 2.9%
Partia Mundësia – 435 vota – 1.2%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 697 vota – 1.9%
Lëvizja Bashkë – 171 vota – 0.5%.
“Ka përfunduar numërimi në 22 bashki”/ Celibashi: Partitë të marrin masa për zëvendësimin e anëtarëve në KZAZ
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një konferencë këtë të hënë dhe ka ndarë disa informacione të reja lidhur me procesin e deritanishëm të punës pas zgjedhjeve të 11 majit.
Në fjalën e tij për median nga Parku Olimpik në Tiranë, Celibashi theksoi se ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit në 22 bashki të vendit, referuar votave për subjektet zgjedhore.
Celibashi u shpreh se nga ana dokumentacionale, procesi i numërimit ka shkuar mirë.
Celibashi u bëri thirrje partive politike që të marrin masa për të zëvendësuar anëtarët në KZAZ-të përkatëse.
“Është mbyllur procesi në 22 bashki të vendit. Në lidhje me KZAZ-të, jan 24 nga 93 që e kanë përfunduar procesin për subjektet zgjehore. Kanë vendosur të fillojnë nesër numërimin për kandidatët, për shkak të orareve të gjatë të punës. Ka rifilluar puna në 2 KZAZ në Fier. Në Pustec ka përfunduar numërimi edhe për kandidatët edhe për partitë. Procesi nga ana dokumentacionale ka shkuar mirë. Pjesa më e madhe është kufizuar nga numri i anëtarëvë të KZAZ. U bëj thirrje partive që kanë anëtar në KZAZ që të marrin masat për t’i zëvendësuar ata. Sa i përket votimit nga jashtë, kemi vlerësuar 13946 zarfe nga totali i zarfave të marra gjithsej”,-tha Celibashi.
Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarit
Dje u mbajten zgjedhjet në Shqipëri.
Është mbyllur numërimi i kutisë së burgut të Pojskës për zgjedhjet e 11 majit.
Nga 36 gra të burgosura që kanë votuar në 11 Maj, ndër të cila 33 të paraburgosura, Partia Socialiste ka marrë 100% të votave.
Nga numërimi rezulton se 101 të dënuar kanë votuar Partinë Socialiste, më pas 66 të dënuar kanë votuar Partinë Demokratike, ndërkohë që 7 vota janë shpallur të pavlefshme.