LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 09:26 më 13.05.2025
Kuti të votimit

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës, si ndahen mandatet

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në qarkun e Dibrës ku Partia Socialiste kryeson me 32 146 ose 56.19%. Koalicioni i Partisë Demokratike ka siguruan 21 790 vota ose 38.09%.

Forcë e tretë në këtë qark rezulton Partia Socialdemokrate me 1315 vota, ose 2.30%.Ndërkohë sa i takon mandateve në këtë qark bëhet e ditur se Partia Socialiste ka siguruar 3 mandate,ndërsa PD-AMSH ka 2 të tilla.

Rezultatet përfundimtare të kutive, brenda vendit në këtë qark janë:

Partia Socialiste kryeson me 32 146  vota.

Koalicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 21 790 vota.

Partia Mundësia – 310 vota.

Lëvizja Bashkë – 230 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet – 666 vota.

Koalicioni Euroatlantik – 629 vota.

Lëvizja Atdheu – 48 vota.

Partia Socialdemokrate –  1315 vota.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 17 vota.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 38 vota.

Partia Aleanca Demokracia e Re – 23 vota.

Mbyllet numërimi i votave për kandidatë në Himarë, kush është më i votuari

Në bashkinë Himarë është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave për kandidatët. Kandidati më i votuar nga PD-ASHM është Petraq Gjikuria me 1690 vota.

Nga subjekti politik Partia Socialiste më i votuari është Damian Gjiknuri me 1228 vota.

Nga numri i 36 qendrave të votimit në bashkinë Himarë Partia Socialiste ka dalë forcë e parë duke marrë 51,36% të votave.

Partia Demokratike ka marrë 38.00%.

Numërohen 95 për qind e kutive të votimit, PS mbi 200 mijë vota para

Janë numëruar rreth 95 për qind e qendrave të votimit në të gjithë vendin. Nga numërimi i 4946 nga 5225 i QV Partia Socialiste prin me 684941 ose 52.08 %.

Pas saj vjen Partia Demokratike 453668 ose 34.50 %. Epërsia e PS në numër votash ka ardhur duke u thelluar dhe është aktualisht në 231 mijë vota avantazh.

Në vend të tretë për numër votash ësht5ë Nisma Shqipëria me 45897 ose 3.49 %, në vend të katërt PSD me 45613 ose 3.47 %.

Në vend të pestë renditet Partia Mundësia me 38689 ose 2.94 %

PS me 19 deputetë në Tiranë, kryeson me 47.6% të votave! PD në “luftë” me Partinë Mundësia për mandatin e 14-të

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1115 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 181,263 vota ose 47.6%.

I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar 134,549 vota, që përbëjnë 35.3%.

Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani  18,762 vota, që përfaqësojnë 4.9% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje 

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 181,263 vota – 47.6%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 134,549 vota – 35.3%

Partia Mundësia – 18,762 vota – 4.9%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 13,035 vota – 3.4%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 11,931 vota – 3.1%

Lëvizja Bashkë – 10,361 vota – 2.7%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,092 vota – 1.9%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,674 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 977 vota – 0.3%

Lëvizja Atdheu (LA) – 674 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 437 vota – 0.1%

Kruja i shkon të djathtës, PD mposht PS me rreth 200 vota

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës që i kalon të djathtës në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave paraprake, PD ka marrë rreth 200 vota më shumë se Partia Socialiste, duke përmbysur rezultatin në një prej zonave që tradicionalisht ka pasur një garë të fortë mes palëve.

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës që i kalon të djathtës në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave paraprake, PD ka marrë rreth 200 vota më shumë se Partia Socialiste, duke përmbysur rezultatin në një prej zonave që tradicionalisht ka pasur një garë të fortë mes palëve.

Numërohen mbi 94.3% e kutive

Deri në orën 08:15 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4926 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka zbritur në 51 mandate, pasi Partia Mundësia e Agron Shehajt i ka marrë një mandat në Tiranë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Deri tani PS prin me mbi 230 mijë vota para.

PD-ASHM përmbys rezultatin në Lezhë, PS e dyta! Ja si renditen partitë e tjera

PD-ASHM ka përmbysur rezultatin në Lezhë duke kaluar në avantazh ndaj Partisë Socialiste.

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM)  ka siguruar 29,692 vota, ose 44.6%.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) renditet e dyta me 28,418 vota, duke siguruar 42.7% të votave të përgjithshme.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) mban vendin e tretë me 3,802 vota, që përfaqësojnë 5.7% të totalit.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 29,692 vota – 44.6%

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 28,418 vota – 42.7%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 3,802 vota – 5.7%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,783 vota – 2.7%

Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,581 vota – 2.4%

Partia Mundësia – 748 vota – 1.1%

Lëvizja Bashkë – 338 vota – 0.5%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 76 vota – 0.1%

Lëvizja Atdheu (LA) – 68 vota – 0.1%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 57 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 13 vota – 0.0%

Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë, PS siguron 82 mandate! Sa ulëse në Kuvend ka fituar PD dhe partitë e reja

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre.

Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 82 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 52 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon tri mandate, ndërsa më pas, vijnë Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.

Numërohen mbi 93% e kutive/ PS e para me 82 mandate, PD 51, Mundësia 2!

Deri në orën 06:55 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4890 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka zbritur në 51 mandate, pasi Partia Mundësia e Agron Shehajt i ka marrë një mandat në Tiranë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Deri tani PS prin me mbi 230 mijë vota para.

Numërohen 1097 nga 1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate! Shehaj i merr një mandat PD

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1097 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.

Ndërsa demokratët me 128032 votat e marra deri tani kanë 13 mandate, duke humbur një që ia mori partia Mundësia.

Partisë së Agron Shehajt tashmë i kanë kaluar 2 mandate, teksa ka grumbulluar 18173 vota.

Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat