LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Shqipëria

LIVE: Votat e diasporës, KQZ jep detajet: Në 99% të rasteve mungojnë zarfet B - ja kur mund të mbyllet numërimi

Më: 11 maj 2025 Në ora: 07:18 Përditësuar në ora: 19:14 më 12.05.2025
Kuti të votimit

Zgjedhjet e 11 majit/ Përfundon procesi i numërimit në Belsh

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Bashkinë Belsh, Qarku Elbasan.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tri subjektet zgjedhore më të votuara janë:

Partia Socialiste e Shqipërisë me 4662 vota ose 56.99 %
Koalicioni Partia Demokratike- ASHM me 2722 vota ose 33.28 %

Koalicioni Nisma SHB me 254 vota ose 3.11%

Në vijim tabela me rezultatet, ku përfshihen edhe subjektet e tjera zgjedhore.

Image
Tabela

Numërohen 55.5% e kutive të votimit në vend/ PS kryeson me 83 mandate, PD 51. Socialistët me 141 mijë vota diferencë

Numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 2902 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 51 mandate, pasi ia mori Partisë Mundësia mandatin e dytë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 2 mandate dhe Lëvizja Bashkë një mandat.

Numërohen 181 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Beratit.

Nga 275 kuti janë numëruar deri tani 181 kuti.

PS ka marrë 24705 vota, PD 12751 vota, Shqipëria Bëhet 2983 vota.

Image
Rezultati

Deri më tani PS ka siguruar 5 mandate, kurse PD 2.

Numërohen 106/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 5 mijë vota ndaj opozitës

Në qarkun e Dibrës janë numëruar deri tani 106 kuti votimi nga 222 që janë gjithsej.

Ky qark ka numër tek mandatesh, çka do të thotë se një votë më shumë mjafton që njëra prej partive të marrë 3 deputetë.

Nga të dhënat e raportuara në KQZ rezulton se socialistët kryesojnë me 5742 vota ndaj PD-së, duke garantuar në këtë mënyrë tre mandate në qark.

Image
Rezultati

Nga ana e tyre demokratët marrin vetëm dy mandatet e listës së mbyllur.

Numërohen mbi 50% e votave, PS kryeson me 52.8%, PD 33.9%

Kur janë numëruar mbi 2400 kuti nga 5225 Qendra Votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.5%. Socialistët kanë siguruar deri tani rreth 290 mijë vota.

Koalicioni PD-ASHM ka 34.4% ose rreth 190 mijë vota në të gjithë vendin, njofton balkanweb.

Forcë e tretë politike renditet PSD me 4% të votave. Socialdemokratët e Tom Doshit kanë marrë deri tani rreth 22 mijë vota në të gjithë vendin. Votat e tjera ndahen mes Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.3%, Mundësia 2.7%, Koalicioni Euroatlantik 1.1% dhe Djathtas për Zhvillim 0.4%.

Sipas rezultatit paraprak, PS merr 83 deputetë, PD 51, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

Numërohen 237/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Në Shkodër janë numëruar 237 nga 405 kuti votimi, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka një avantazh prej 2171 votash ndaj PS-së.

E përkthyer në mandate, deri tani demokratët kanë të sigurt pesë mandate.

Ndërsa Partia Socialiste 4 mandate.

Image
Rezultati

Ashtu siç ka ndodhur katër vite më parë, në këtë qark forcë e tretë është PSD-ja e cila nxjerr dy deputetë.

Numërimi në Vaun e Dejës drejt fundit, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

Në Vaun e Dejës janë numëruar 50 nga 53 kuti, ku duket se çdo gjë është vendosur.

Forcë e parë në këtë bashki të Shkodrës është shpallur Partia Social-Demokrate me 5475 vota, 1074 më shumë se Partia Demokratike e vendit të dytë

Në vendin e tretë është renditur Partia Socialiste me 2260 vota.

Image
Rezultati

Vau i Dejës është bashkia e parë në të cilën fituese nuk është shpallur as Partia Demokratike e as Partia Socialiste.

Rezultatet e burgut të Drenovës: PS del forcë e parë

Në Qendrën e Posaçme të Votimit pranë Institucionit të Vuajtjes së Dënimit në Drenovë të Korçës, rezulton se ka dalë fituese, Partia Socialiste.

PS ka marrë 101 vota në kutinë e burgut të Drenovës, 35 më shumë se Partia Demokratike, ndërsa 7 vota kanë dalë të pavlefshme.

Socialistët kanë dominuar edhe në qendrën e paraburgimit të Elbasanit, duke marrë 107 vota, ose 82% të tyre.

PD në IEPV e Elbasanit ka marrë vetëm 19 vota, ose 14% të totalit. Edhe në këtë qendër të posaçme votimi janë regjistruar 10 vota të pavlefshme.

Gara në listën e hapur/ Majko, Kodheli, Xhaçka e Felaj jashtë Parlamentit; Alimehmeti dhe Tabaku më të votuarit e PD

Nuk ka më asnjë dilemë se Partia Socialiste ka fituar thellë në këto zgjedhje. Teksa tani nuk pritet ndonjë ndryshim i madh sa u takon mandateve, vëmendja është te gara brenda partive, pra te lista e hapur.

Padyshim gara më e fortë është në Tiranë, ku janë shumë emra nga radhët e PD dhe PS që rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit, të paktën nëse shohim shifrat deri më tani.

Nga 75 kuti të numëruara, rezulton se në radhët e PS ata që pritet të futen në Parlament janë: Blendi Gonxhja, 5080 vota; Fatmir Xhafaj, 1880 vota; Erion Braçe, 912 vota; Ervin Hoxha, 615 vota; Ornaldo Rakipi, 569 vota; Xhemal Qefalia, 351 vota; Anila Denaj, 346 vota.

Ndërsa mbeten jashtë:Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Ermonela Felaj, Toni Gogu, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Etjen Xhafaj.

PS në Tiranë ka aktualisht 19 mandate dhe nga këto 12 janë nga lista e mbyllur dhe 7 nga lista e hapur.

Ndërkohë PD kuotohet mes 13 dhe 14 mandate në Tiranë dhe vetëm 1 apo dy emra do të futen nga lista e hapur. Deri më tani më i votuari është Ilir Alimehmeti me 1115 vota, pas tij Jorida Tabaku me 996 vota dhe  Myslim Murrizi, 761 vota. Nga kjo listë Ilir Meta mbetet jashtë Parlamentit./Pamfleti

Ja votat për kandidatët në Tiranë, 75 kuti të numëruara

Lista e PS

1. Blendi Gonxhja, 5080

2. Fatmir Xhafaj, 1880

3. Erion Braçe, 912

4. Ervin Hoxha,615

5. Ornaldo Rakipi, 569

6. Xhemal Qefalia, 351

7. Anila Denaj, 346

8. Ylli Shehu, 290

9.  Julinda Dhame, 276

10. Pandeli Majko, 269

11. Mimi Kodheli, 195

12. Blerina Gjylameti, 182

13. Olta Xhaçka, 172

14. Etilda Gjonaj, 171

15. Blendi Sulaj, 151

16. Ermonela Felaj (Valikaj), 150

17. Toni Gogu, 135

18. Arben Pëllumbi, 135

19. Florian Pullazi, 113

20. Entela Ramosaçaj, 108

21. Endrit Braimllari, 106

22. Andi Seferi, 104

23. Edlira Dyrmishaj, 103

24. Sofika Lleshi, 88

25. Halit Valteri, 87

26. Plarent Ndreca, 82

27. Klotilda Bushka, 71

28. Kejsi Elezi, 66

29. Roy Bashaj, 63

30. Etjen Xhafaj, 60

31. Eldian Çepeli, 58

32. Glindxhet Madhi, 58

33. Silda Çepe, 53

34. Antonela Dedej, 50

35. Persida Shkrepa, 32

36. Mirgit Vataj, 26

37. Halil Koloshi, 12

 

Lista e PD

1. Ilir Alimehmeti, 1115

2. Jorida Tabaku, 996

3. Myslim Murrizi, 761

4. Asllan Dogjani, 671

5. Loranca Hoxha, 633

6. Petrit Gjorgji, 431

7. Ilir Metaj, 340

8. Lili Sula, 196

9. Adriana Kalaja, 195

10. Arjan Hoxha, 183

11. Edit Harxhi, 177

12. Ilda Zhulali, 169

13. Albi Jahelezi, 163

14. Grigels Muçollari, 161

15. Et`hem Aga, 156

16. Petrit Doda, 151

17. Altin Goxhaj, 148

18. Salvador Kaçaj, 140

19. Mimoza Hajdarmataj, 119

20. Lisander Hoxha, 118

21. Elton Rroshi, 114

22. Shpëtim Idrizi, 113

23. Akil Kraja, 103

24. Sali Shehu, 103

25. Dhurata Çupi(Tyli), 85

26. Xhulia Xhekaj, 75

27. Erisa Bajaziti, 71

28. Mhill Gecaj, 71

29. Kreshnik Çollaku, 67

30. Jonathan Pano 66

31. Julia Ilirjani, 60

32. Pranvera Kurpalaj, 51

33. Eduart Çaça, 50

34. Arnold Kariqi, 33

35. Rivelino Çuno, 22

36. Besim Kuka, 18

37. Rudin Hylviu, 7

Në Korçë kryeson PS, përfundon numërimi në tre bashki

Ka përfunduar procesi i votimit në tre bashki të qarkut të Korçës. Edhe në këto bashki Partia Socialiste është shpallur fituese me një rezultat të thellë. Kaolicioni PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore forcë e dytë.

Në Bashkinë Devoll:

Partia Socialiste ka marrë 7082 vota.

Koalicioni PD- ASHM ka marrë 5870 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 361 vota.

Partia Socialdemokrate ka marrë 324 vota.

Partia Mundësia ka marrë 203 vota.

Në Bashkinë Kolonjë:

Partia Socialiste ka marrë 3733 vota.

Koalicioni PD- ASHM ka marrë 1664 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 124 vota.

Partia Socialdemokrate ka marrë 83 vota.

Partia Mundësia ka marrë 86 vota.

Lëvizja Bashkë ka marrë 58 vota.

Në Bashkinë Pustec:

Partia Socialiste ka marrë 1054 vota.

Koalicioni PD- ASHM ka marrë 458 vota.

Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 7 vota.

Partia Socialdemokrate ka marrë 11 vota.

Partia Mundësia ka marrë 16 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat