Emri i saj nuk gjendet në listën e zgjedhësve,101-vjeçarja nuk lejohet të votojë!

Shqipëria

Emri i saj nuk gjendet në listën e zgjedhësve,101-vjeçarja nuk lejohet të votojë!

Më: 11 maj 2025 Në ora: 09:55
Gazetarja Klodiana Lala

Një e moshuar 101 vjeçe nuk është lejuar të ushtrojë të drejtën e votës së saj në qendrën e votimit në gjimnazin ‘Janaq Kilica’ në Fier.

Kjo pasi emri i saj nuk rezulton në listën e zgjedhësve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjale për Fadile Nuhaj.

“Një zotëri pretendon se nëna e tij e cila është 101 vjeçare ka qëndruar afro 30 minuta në QV ku duhet të shprehte vullnetin e saj por nuk është lejuar sepse emir i saj për shkak të moshës nuk gjendet në listën e zgjedhësve..për shkak se ka kaluar një shekull gjendja civile e ka çregjistruar”, raporton gazetarja Klodiana Lala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat