Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari

Shqipëria

Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari

Më: 12 maj 2025 Në ora: 11:37
Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 26 vjeç, banues në fshatin Picar.

Kjo, pasi ditën e djeshme, ka kanosur shtetasin A. R., 37 vjeç, banues në fshatin Lazarat, gazetar, me pretendimin se ai po e filmonte ndërkohë që 26-vjeçari ndodhej në një ambient.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Kjo, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat