Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Shqipëria

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Më: 12 maj 2025 Në ora: 22:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave.

Në qarkun e Durrësit janë numëruar 318 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.

Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.

PS numëron 46544 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 34784 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat