Kryeministri kroat Plenković uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Tiranës të premten

Shqipëria

Kryeministri kroat Plenković uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Tiranës të premten

Më: 13 maj 2025 Në ora: 21:41
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Plenković shprehu vlerësimin për rezultatin dhe entuziazmin për takimin e afërt në Tiranë.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare,” shkroi Plenković. “Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten.”

Kreu i qeverisë kroate është një nga liderët europianë që do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet për herë të parë në Tiranë.

Pak më herët, kryeministri Rama mori gjithashtu urime nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila theksoi vullnetin për të thelluar bashkëpunimin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë në sfidat e përbashkëta europiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat