Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana

Shqipëria

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana

Më: 16 maj 2025 Në ora: 17:17
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritej që të vizitonte kampin e refugjatëve në Gjadër, por kjo nuk ndodhi.

Për këtë është pyetur nga gazetarët në nisje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë.

Meloni ka deklaruar se nuk ka kohë, por theksoi se “po ecim përpara”.

“Nuk kam kohë të shkoj, por shpejtësia e punës tregon se si funksionojnë riatdhesimet e emigrantëve në Shqipëri. Po ecim përpara siç është premtuar”, tha Meloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat