Eksperti për ekonominë, Erald Pashaj thotë se pagat në vend do të rriten në muajt në vijim.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Pashaj u shpreh se turizmi pritet të nxisë punësimin.
“Në Shqipëri vjon informaliteti, por do të rriten pagat. Këtë vit, bizneset kanë marrë masa. Besoj se do kemi probleme me turizmin, me shërbimin. Një nga sfidat që ka turizmi, është të zgjatet sezoni. Duhet të përgatitemi. Të gjithë sektorët e ekonomisë kanë problematika, dhe kanë rritur pagat.
Pagat në privat kanë qenë më të lartë, por edhe pagat e ulëta në shtet janë rritur. Kur flasim për nivel të mesëm dhe të lartë, pagat në sektorin privat janë më të larta. Tregu i rregullon vetë këto gjëra. Të rinjtë kanë frymë tjetër. Puna e kamarierit, në bujqësi, të rinjtë nuk i preferojnë. Ka një kotradiktë, kjo i ka ndodhur edhe vendeve të tjera. Ata pretendojnë puna të tjera. Kjo duhet të ndryshojë. Puna është nder”, theksoi ai.