Megaoperacion kundër krimit të organizuar në disa qytete në Shqipëri, me urdhër të SPAK

Shqipëria

Megaoperacion kundër krimit të organizuar në disa qytete në Shqipëri, me urdhër të SPAK

Më: 21 maj 2025 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një megaoperacion i gjerë antikriminal po zhvillohet në disa qytete të Shqipërisë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe po shtrihet në qytetet Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, me pjesëmarrjen e forcave të shumta të rendit dhe të njësive speciale.

Operacioni lidhet me goditjen e grupeve të strukturuara kriminale, që dyshohet se janë përfshirë në trafik të lëndëve narkotike dhe veprimtari të tjera të krimit të organizuar. Deri më tani, janë lëshuar disa urdhër-arreste dhe po kryhen kontrolle në banesa.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi numrin e të ndaluarve apo detaje mbi personat e përfshirë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat