Në skenë del edhe Nuredin Dumani identifikoi ‘Visin e Pojës’, çfarë tha për grupin e Xhevdet Troplinit

Shqipëria

Në skenë del edhe Nuredin Dumani identifikoi ‘Visin e Pojës’, çfarë tha për grupin e Xhevdet Troplinit

Më: 21 maj 2025 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Në dosjen hetimore të megaoperacionit ‘Ura’, i ndërmarrë nga SPAK dhe Antimafia italine, në ndihmë të prokurorëve italianë dhe shqiptarë kanë ardhur edhe dëshmitë e Nuredin Dumanit, i kthyer tashmë në të penduarin e drejtësisë.

Në dosjen që ABC News disponon thuhet se gjatë marrjes në pyetje të 18 janarit 2024, nga Ekipi i Përbashkët Hetimor, në zyrat e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimi i Organizuar (SPAK), Nuredin Dumenai, anëtar i një grupi kriminal shqiptar, për trafikimin e drogës thotë se një grup shumë i madh është ai i Xhevdet Troplinit. ‘Nga viti 2010 deri në vitin 2013 ata ishin më të fuqishmit’ thotë Dumani

Grupi Xhevdet Troplinit në vitet e fundit është bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durresit, dhe përgjegjës për disa vrasje të kryera në Shqipëri“

Për Prokurorët Publikë të D.D.A.-së të Barit dhe autoritetet gjyqësore shqiptare, ka ofruar elementet e dobishme për identifikimin e Elvis Docit trafikantit shqiptar të drogës të njohur si “Visi i Pojës”, si nipi i Xhevdet Troplinit, i quajtur “Poja” (djali i motrës së këtij të fundit ).”- thuhet ndër të tjera në dosje, ku theksohet se Dumani ka identifikuar përmes fotove të vëna në dispozicion anëtarët e këtij grupi kriminal.

Dumani është shpehur ndër të tjera se Elvis Docin e njeh prej shumë vitesh, thjesht si Visi di Poja”, në sajë të për marrëdhënies së e ngushtë të bashkëpunimit kriminal ka patur në të kaluarën me Fatmir Troplinin, I njohur si Miri, djali i Xhevdet Troplinit i njohur si ‘Poja’

Për grupin e hetimit Nuredin Dumani tha se  Elvis Doci , i njohur si “Visi i Pojës”, trafikonte drogë që nga viti 2013, vetë Doci ka filluar

trafikojnë sasi të konsiderueshme kokaine (“ton”), në vend të heroinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat