Akuzohet për ekzekutimin e 41-vjeçarit, Mikel Selimaj në Gjykatë: Nuk kisha qëllim ta vrisja Altinin, kishim pirë të dy drogë

Shqipëria

Akuzohet për ekzekutimin e 41-vjeçarit, Mikel Selimaj në Gjykatë: Nuk kisha qëllim ta vrisja Altinin, kishim pirë të dy drogë

Më: 24 maj 2025 Në ora: 13:57
Akuzohet për ekzekutimin e 41-vjeçarit, Mikel Selimaj në Gjykatë: Nuk kisha qëllim ta vrisja Altinin, kishim pirë të dy drogë

46-vjeçari Mikel Selimaj dhe dy persona të tjerë të akuzuar për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina, u sollën në gjykatën e Evelpidon.

Autori i dyshuar i vrasjes në Rafina, 46-vjeçari Selimaj, u arrestua nga policia të premten (23.5.2025) në një apartament në Glyka Nera, pas një urdhër-arresti kundër tij për vrasje me dashje dhe mbajtje e përdorim të paligjshëm të armës.

Dy personat e tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve, 46-vjeçari pretendon se nuk kishte ndërmend ta vriste viktimën dhe se për shkak se të dy kishin përdorur drogë, nuk e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat