“Shqipëria në BE është vizioni ynë dhe misioni i skuadrës së PS”, Blendi Gonxhja: Mirënjohje, përulje dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme!

Shqipëria

“Shqipëria në BE është vizioni ynë dhe misioni i skuadrës së PS”, Blendi Gonxhja: Mirënjohje, përulje dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme!

Më: 26 maj 2025 Në ora: 23:12
Blendi Gonxhja

Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar i Partisë Socialiste, por edhe më i votuari në rang kombëtar nga të gjitha forcat politike. Pasi mori falënderimet nga Edi Rama pasditen e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja shpreh mirënjohje, por me përulje thotë se është përgjegjësi e jashtëzakonshme.

Gonxhja gjithashtu shkruan se “Shqipëria në BE është vizioni ynë dhe misioni i skuadrës së Partisë Socialiste”.

Postimi i Gonxhjas:

Rezultati historik i 11-Majit, është një forcë dhe mbështetje për rrugën europiane të Shqipërisë, si destinacioni final i një ëndrre shumëvjeçare. Shqipëria në BE është vizioni ynë dhe misioni i skuadrës së Partisë Socialiste! Mirënjohje, përulje dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat