Ish-deputeti Dashnor Sula ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 Majit.
I ftuar në Euronews, Sula u shpreh se lideri ka peshë specifike. Sipas tij, tani Rama është politikan i vjetër dhe nuk mund të zëvendësohet me një makinë akoma më të vjetër, duke iu referuar Berishës.
“Lideri ka peshë specifike të madhe. Ai e ka provuar 3-4 herë, tani u bë Rama politikan i vjetër nuk mund ta zëvendësosh me një makinë më të vjetër akoma”, ka deklaruar Dash Sula.
Kujtojmë se Dash Sula mbeti jashtë listave për të garuar në zgjedhjet e 11 Majit. Pas kësaj pati një përplasje me PD-në dhe deklaratat e tij kundër Berishës kanë qenë të njëpasnjëshme.