Nxirret pa jetë nga deti/ Durrës, Policia Kufitare nxjerr në breg dy të huaj, njëri humb jetën

Shqipëria

Nxirret pa jetë nga deti/ Durrës, Policia Kufitare nxjerr në breg dy të huaj, njëri humb jetën

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 13:11
Gazetar

Skafi i Policisë Kufitare të Durrësit ka transportuar dy shtetas të huaj nga të cilët njëri prej tyre ka humbur jetën, bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkull, kurse personi tjetër u mor nga ambulanca në gjendje shoku.

Personat nuk kishin mjete identifikuese.

Sipas informacioneve nga porti rezulton se sot teksa patrullonte në det ,një skaf i kufirit ka hasur një motor uji me dy persona sipër.

Mjetit i ishte fikur motori.

Skafi i kufirit ka bërë transportimin e tyre në port te kalat. Ndërkohë teksa mbërriti autoambulanca njëri prej tyre ndërroi jetë kurse tjetri u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat