21-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Sarandë, policia në kërkim të autorit

Shqipëria

21-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Sarandë, policia në kërkim të autorit

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një i ri nga Tirana është plagosur me thikë. Viktima është identifikuar si Devis Saliaj, 21 vjeç, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit pas një goditjeje me thikë në parakrah.

Sipas euronews.al, gjendja shëndetësore e Saliajt është jashtë rrezikut për jetën dhe ai po merr trajtimin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes si Denis Beqo, banues në Sarandë.

Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat