Vitet e fundit fusha e Korçës është kthyer në një nga zonat më premtuese për kultivimin e bimëve medicinale dhe aromatike.
Krahasuar me kulturat tradicionale, ato kërkojnë më pak ujitje dhe më pak përdorim të pesticideve, duke i bërë më të qëndrueshme dhe më të leverdishme ekonomikisht.
Fermeri Xhuljano Agolli kultivon bimët si lule mëllaga, barin e bletës, lule cjanin dhe kalendulën.
Tashmë është sezoni kur mbledhim lule mullagën na tregon fermeri, ndërsa hasin vështirësi pasi mungon fuqia punëtore.
Çmimet në treg për këto bimë, sidomos në formën e tharë apo të përpunuar, janë konkurruese dhe të qëndrueshme thotë Agolli.
Bashkëpunimi me kompani përpunuese dhe eksportuese ka rritur sigurinë për tregun dhe ka nxitur fermerët të investojnë më shumë në cilësinë dhe sasinë e prodhimit.