Nuk ripërsëriten zgjedhjet në Lezhë, Kukës dhe Gjirokastër/ Kolegji rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri

Shqipëria

Nuk ripërsëriten zgjedhjet në Lezhë, Kukës dhe Gjirokastër/ Kolegji rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Kolegji Zgjedhor certifikoi rezultatin në qarkun e Lezhës, Kukësit dhe Gjirokastrës duke lënë në fuqi vendimin e KAS. PD paraqiti një kërkesë sa i takon procesit zgjedhor të 11 majit ku deklaroi se në këtë qark ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës.

Nga votat e 11 majit në Lezhë, PD siguroi 4 mandate dhe PS siguroi 3 mandate ndërkohë që në Gjirokastër kryesuan ishin socialistët.

Në Kukës, PD mori dy mandate dhe socialistët vetëm një.

Kolegji zgjedhor është hallka e fundit ku mund të ankimohet rezultati ndërkohë që qarku i Lezhës dhe Gjirokastrës janë të parat që i kanë të certifikuara zgjedhjet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat