“11 maji, fitorja spektakolare për Shqipërinë 2030″/ Rama ndan pamjet nga 34-vjetori i PS

Shqipëria

“11 maji, fitorja spektakolare për Shqipërinë 2030″/ Rama ndan pamjet nga 34-vjetori i PS

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një fotoalbum të veçantë, në shenjë të festimeve për 34-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Në postimin e tij, Rama e përshkruan këtë përvjetor si një moment të rëndësishëm që vjen menjëherë pas fitores së madhe të PS-së me vizionin “Shqipëria 2030”.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e ditëlindjes së 34-të të Partisë Socialiste, e cila erdhi fill pas fitores sonë më spektakolare për Shqipërinë 2030, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kryeministri në mesazhin e tij.

Albumi përmban momente nga aktivitetet festive dhe takimet me drejtues dhe anëtarë të PS-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat