Patos/ Po saldonin disa tubo për vaditje, shpërthen zjarr që krijon panik

Shqipëria

Patos/ Po saldonin disa tubo për vaditje, shpërthen zjarr që krijon panik

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 14:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Sheqishtë të Bashkisë Patos, por fatmirësisht zjarri është shuar shpejt, pa u përhapur dhe shkaktuar dëme të mëtejshme.

Por në fillim ka krijuar panik.

Gjatë saldimit të disa tubove që po përdoreshin në kuadër të investimit të bordit të kullimit për të marrë ujë nga Këneta e Kurjanit për vaditjen e tokave bujqësore, ato janë përfshirë nga flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi, duke mbuluar gjithë zonën me re të zeza tymi. Përllogaritjet paraprake flasin për 150 metra tubo linear të shkrumbuar totalisht me diametër 1.5 metra.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre mjete zjarrfikëse dhe një autobot, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat