Tentoi të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet në Morinë një 28-vjeçar nga Prizreni

Shqipëria

Tentoi të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet në Morinë një 28-vjeçar nga Prizreni

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Policia Kufitare në Morinë ka goditur një rast të tentativës për trafikim armësh zjarri në territorin shqiptar.

Gjatë një kontrolli të detajuar në pikën kufitare, u arrestua në flagrancë A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, pasi në automjetin e tij tip “Benz” u gjet e fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Automjeti dhe sendet e paligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri.

Arerstohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. S.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat