Kërkon lirinë me kusht, Ervin Salianji në Gjykatën e Fierit! Shërbimi i provës paraqet raport pozitiv

Shqipëria

Kërkon lirinë me kusht, Ervin Salianji në Gjykatën e Fierit! Shërbimi i provës paraqet raport pozitiv

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili kërkon lirinë e kusht, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, rreth orës 11:00.

Ai mbërriti në Gjykatë me furgonin e policisë dhe me pranga në duar u fut brenda godinës i shoqëruar nga efektivët.

Shërbimi i provës ka paraqitur para togave të zeza raportin e saj për Salianjin.

Sipas burimeve, raporti i cili do të vendosë mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish-deputeti Ervin Salianji, është pozitiv.

Në seancën e datës 23 Qershor, përfaqësuesi i tij ligjor Ledio Braho deklaroi se raporti i vlerësimit nga IEVP Fier gjithashtu kishte ardhur pozitiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat