Aksioni për lirimin e hapësirave, procedohet 54-vjeçari që ktheu tokën publike në Astir në parkim privat

Shqipëria

Aksioni për lirimin e hapësirave, procedohet 54-vjeçari që ktheu tokën publike në Astir në parkim privat

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 15:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme dhe e shndërruar në vendparkim privat në zonën e Astirit është liruar sot nga autoritetet.

Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit (IMT).

Pas patrullimeve dhe verifikimeve të kryera në terren, u konstatuan zaptime të paligjshme në rrugën “Teodor Keko”, ku një sipërfaqe publike ishte kthyer në parkim të mbyllur për automjete. Automjetet e parkuara janë tërhequr, ndërsa personi përgjegjës është proceduar penalisht.

Bëhet fjalë për shtetasin F. M., 54 vjeç, ndaj të cilit është nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Pushtimi i tokës”, sipas njoftimit të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat