Momenti kur disa pushues ia shpëtojnë jetën një qytetari të Kosovës në Velipojë

Shqipëria

Momenti kur disa pushues ia shpëtojnë jetën një qytetari të Kosovës në Velipojë

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 23:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Një akt heroik është regjistruar në plazhin e Velipojës, ku disa pushues kanë shpëtuar jetën e një pushuesi nga Kosova që rrezikoi të mbytej nga dallgët.

Siç raporton JOQ Albania, personi kishte hyrë në det në kushte jo të favorshme, por papritur nisi të kërkonte ndihmë, duke u përballur me valë të fuqishme.

Disa persona që ndodheshin në shezllona u hodhën menjëherë në ujë dhe, me vendosmëri, arritën ta nxjerrin në breg.

Pak minuta më pas mbërriti edhe ambulanca, e cila i dha ndihmën e parë mjekësore.

Për fat të mirë, i riu është jashtë rrezikut për jetën.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat