Pse Ilir Meta i ndryshoi avokatët? Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë tregon arsyen: Genc Gjokutaj kishte…

Shqipëria

Pse Ilir Meta i ndryshoi avokatët? Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë tregon arsyen: Genc Gjokutaj kishte…

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 22:27
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ftuar në “Real Story” u pyet mbi arsyet se pse Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një kohë të shkurtër vendosi të ndryshojë avokatët e tij mbrojtës. Fillimisht ishte Genc Gjokutaj, ndërsa më pas u caktua Kujtim Cakrani.

Ai tregoi arsyen se pse ndodhi kjo rokadë sa i përket mbrojtjes së Metës.

“Nuk ka asgjë enigmatike. Gjokutaj është anëtar i kryesisë së PL. Ai ishte duke u marrë me dosjen e z. Berisha ,m e cila kërkon angazhim maksimal sidomos tani që çehrja ka shkuar në gjykatës. Kjo ka qenë e vetmja arsye, të cilën e ka sqaruar si vetë zoti Meta ashtu dhe Gjokutaj”, tha ai.

Ai theksoi se Meta është rrëmbyer në mënyrë banditestke dhe nuk i është komunikuar urdhri i gjykatës së Posaçme për arrestimin e tij. Blushi theksoi se pas tre orësh që ishte në Policinë e Tiranës, Meta është njohur me vendimin e Gjykatës së Posaçme për arrestimin e tij.

“Nuk është e vërtetë që zoti Meta ka pasur tendencë për ti bërë shantazh apo presion SPAK, por e kundërta është e vërtetë. Ai edhe sot deklaron se nuk jam kundër hetimeve, por mënyra jo vetëm e rrëmbimit. E ka bërë SPAK, sepse nuk mund ti heqësh askujt lirinë me një masë ekstreme si izolimi në burg. Kur unë them SPAK dhe Policia janë e njëjta gjë.

Gjithçka që ndodhi në rrugë, mënyra se si ndodhi, ishte një strukturë, e cila ishte qartësisht strukturë banditeske, pa asnjë dokument identifikimi, pa asnjë logo policie, Nuk i ka dhënë  asnjë dokument, z.Meta, as urdhrin e arrestit, Këtë e dimë ne, sepse këtë e pohojnë dëshmitarët.

Takoni drejtorin e Policisë së Tiranës, z. Tonin Vocaj. Zoti Metës i është komunikuar urdhri i arrestit pasi ishte tre orë i ndaluar brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në rastin z.Metës ka ndodhur një procedurë rrëmbimi, antiligjore dhe antikushtetuese”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat