''Shumica e fondeve shkojnë për administratën'', Qori: Bujqësia shqiptare është nga më të nënfinancuarat

Shqipëria

''Shumica e fondeve shkojnë për administratën'', Qori: Bujqësia shqiptare është nga më të nënfinancuarat

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 21:57

Arlind Qori nga Lëvizja “Bashkë’’ i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se bujqqësia shqiptare është nga më të nënfinancuarat.

Qori: Shqipëria ka një strukturë ekonomike tejet problematike.

Shumë nga bashkëqytetarët tanë janë pak a shumë të vetëpunësuar.

Prodhojnë diçka të vogël, e shesin edhe mbijetojnë.

Po të marrim shifrat e të punësuarve në bujqësi, ne kemi ndër shifrat më të larta.

32% e forcës punëtore është në Bujqësi.

Por këta nuk është se janë punëtorë të fermave të mëdha bujqësore, shumica dërrmuese e tyre janë fshatarë që prodhojnë diçka të vogël e nxjerrin në treg edhe mbijetojnë me të.

Me këto masa që do të marri qeveria, nuk e di ça do të bëjë.

Do ti falimentojë edhe këta?

Do që edhe këta që kanë mbetur në fshat të ikin nga fshati?

Nëse ne e shohim problemin edhe më gjerë, bujqësia shqiptare është nga më të nënfinancuarat, nënsubvencionuarat dhe nga më të keqfinancuarat.

Shumica e fondeve  që jepen për bujqësinë në Shqipëri shkojnë për administratën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat