Mbushën çantat me pije, cigare, dhe…! Arrestohen dy të rinj në Tiranë, vodhën artikuj me vlerë 80 mijë lekë nga një tabakino!

Shqipëria

Mbushën çantat me pije, cigare, dhe…! Arrestohen dy të rinj në Tiranë, vodhën artikuj me vlerë 80 mijë lekë nga një tabakino!

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Dy të rinj të moshës 22 dhe 19 vjeç kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa dy adoleshentë 16 dhe 17 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë vjedhur dy herë një tabakino.

Uniformat blu bëjnë me dije se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabachino”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Zbardhen 2 vjedhje të kryera me thyerje në të njëjtën tabakino, dje dhe disa ditë më parë.

Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 2 prej tyre, procedohen penalisht 2 të tjerët.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Tabachino”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes në një tabakino.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar 4 autorët e dyshuar, shtetasit: E. S., 22 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, të cilët janë kapur dhe vënë në pranga, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për të cilët ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 16.07.2025 dhe 30.06.2025, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 000 lekë, në tabakinon e shtetases B. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat