Zjarri në Drenovë! Përkeqësohet situata, flakët shumë pranë puseve të naftës

Shqipëria

Zjarri në Drenovë! Përkeqësohet situata, flakët shumë pranë puseve të naftës

Më: 17 korrik 2025 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Dhjetëra forca zjarrfikëse vijojnë të përballen me flakët në Drenovë të Mallakastrës.

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri , situata vijon të mbetet kritike.

Intensiteti i erës ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe shumë të gjerë duke dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Burime për News 24 bëjnë me dije se tymi i dendur vështirëson punën e shërbimeve zjarrfikëse, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri për të vënë nën kontroll flakët që janë afruar shumë pranë puseve të naftës.

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës , Fierit, Patosit, Albpetrolit, forcat bashkiake dhe efektivët e ushtrisë po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët në mënyrë që të mos avancojë drejt zonës së banuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat