Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim, dyshohet se…

Shqipëria

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim, dyshohet se…

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 00:47
Ilustrim

Një tjetër ngjarje kriminale në qytetin e Sarandës në pak ditë. Kësaj here ka një shpërthim për eksploziv në lagjen numër 3 të këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së një personi në kërkim me iniciale K. J. Dyshohet se është hedhur në erë një automjet.

Ka dëme të konsiderueshme në banesat afër vendit ku shpërthue lënda plasëse.

Ndërkohë janë parë shumë forca policie janë në vendngjarje. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit të Sarandës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat