18 vatra zjarri aktive në vend, dronët “Bajraktar” sjellin pamje të situatës në të gjithë vendin

Shqipëria

18 vatra zjarri aktive në vend, dronët “Bajraktar” sjellin pamje të situatës në të gjithë vendin

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Rreth 18 vatra aktive të zjarrit raportohen në të gjithë vendin dhe për monitorimin e situatës Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar dronët Bayraktar TB2.

Në një postim në facebook, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar pamjet që kanë ardhur nga dronët Bayraktar pas monitorimit në 18 vatra zjarri aktive në rang vendi.

“Që në orët e para të mëngjesit, dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar fluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut.

Ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët e Forcave te Armatosura në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, thotë ministri Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Vatrat e zjarrit janë aktive nga Tropoja në Gjirokastër. Situata më e rëndë ishte ditën e premte në zonën e Delvinës, ku për shkak të flakëve intensive, u urdhërua evakuimi i 3 fshatrave të zonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat