“Ik se do vdesësh”/ Qëllohet me armë zjarri fermeri në Munellë të Pukës, policia gjen gëzhojat në arë

Shqipëria

“Ik se do vdesësh”/ Qëllohet me armë zjarri fermeri në Munellë të Pukës, policia gjen gëzhojat në arë

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 12:48
Pukë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Munellë të Pukës, ku fermeri Erjon Nikolli ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tij.

Nikolli jeton me gruan e tij shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka nisur hetimet.

Gjatë verifikimit në terren, policia ka gjetur gëzhojat në tokë si dhe një mesazh kërcënimi në një gur ku shkruhej: “Ik se do të vdesësh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat