Borshi pa energji elektrike, nga mbrëmja djeshme banorët pa drita

Shqipëria

Borshi pa energji elektrike, nga mbrëmja djeshme banorët pa drita

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe problemet në disa zona turistike në jug të vendit vazhdojnë.

Konkretisht në zonën e Borshit, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme.

Pushuesit raportojnë se dritat kanë ikur që mbrëmë në orën 22:00, teksa kanë ardhur herë pas here me shkëputje.

Autoritetet bëjnë me dije se shkak është bërë rënia e përforcuesit dhe ngarkesa në Qeparo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat